(2LONLINE) – Nazmi Rapuca, ish drejtor në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari, ka thenë se qeverisja e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime dhe në ktë kontekst ai ka përmendur se gjashtë motokultivatorë, të paraparë për fermerët gjilanas, iu janë dhënë fermerëve të Parteshit.
Rapuca ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunën e Parteshit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë përfituar një projekt, përmes të cilit për fermerët e të dy komanave, janë blerë 11 motokultivatorë me paisje përcjellëse (rimorkio, frezë etj.) gjysma e të cilëve sipas marrëveshje do tu takonin fermerëve gjilanas. Me ndërrimin e pushtetit, për shkak të neglizhencës tani në drejtorinë komunale, komuna e Parteshit u shpërndau fermerëve të vet edhe 6 kultivatorët e Komunës së Gjilanit”, ka thenë Rapuca.
Sipas tij, një kultivator i tillë paraqet një vend pune, kështu që pushteti i ri i komunës së Gjilanit humbi 6 vende të reja të punës.
“Me rastin e dorëzimit të mandatit, dhjetëra herë e kam porositur koordinatorin Vaid Aliu, që të përshpejtojë procedurat për të tërhequr, sa më parë, kultivatorët që i takonin komunës sonë sepse e kisha parandjenjën se mund ti merrnin të gjithë Parteshi”, thotë Rapuca.
Sipas tij, një gjë e tillë do të kishte ndodhur edhe vitin 2012, sikur të mos ishte këmbëngulësiae tij, me ç’rast Gjilani i pat përfituar 7 nga 13 kultivatorë sa ishin të paraparë me projekt për të dy komunat.
“Shumë fermerë gjilanas, do t’u ken besuar premtimeve boshe të Lutfi Hazirit, i cili gjatë fushatës, premtonte se për bujqësi, çdo vit, do të ndante një buxhet prej një million e gjysmë euro. Kush do që ka pak njohuri për buxhetin e komunës e di se një gjë e tillë është e pa mundur. Nëse mund ti besohet fjalës së urtë e cila thot “dita e mirë shihet në mëngjes” atëherë vaj halli për bujqit dhe bujqësinë gjilanase”, ka thënë ish drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujqësi,Nazmi Rapuca, që vije nga radhët e PDK-së, tani parti opozitare. /2lonline/