Ankuesi i ka raportuar Policisë së Kosovës në Viti se derisa ishin ne fshatin Vërnakollë, për të marr dru, me disa të afërt të tij, kur ka dal nga vetura ka vërejtur personin e dyshuar ku për një moment ka pas një fjalosje me të, e pastaj nga një distancë e largët, i dyshuari ka filluar të shtijë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit. Pas kësaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës njësitet nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet rreth rastit. I dyshimti i njohur për policinë për momentin ka arritur t’i shmanget Policisë dhe është në Kërkim.
Zëdhënësi Hashani tha se fatmirësisht as kush nuk është lënduar me këtë raste.
Rasti po hetohet nga njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë.