Humb kontrollin mbi veturën, godet shtyllën e ndriçimitfotoilustrim

Humb kontrollin mbi veturën, godet shtyllën e ndriçimit

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Karaqevë e Epërm, Komuna Kamenicë.

Sipas Hashanit, deri te aksident trafiku dyshohet të ketë ardhur derisa drejtuesi i veturës me tabela regjistrimi 06, me të arritur te ura e fshatit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit publik.

“Në ketë aksident fatmirësisht të lënduar nuk ka përpos dëmeve të konsiderueshme materiale në veturë dhe dëmet në shtyllë e ndriçimit publik. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i cili urdhëron që pas hetimeve rasti ti referohet Gjykatës për Kundërvajtje’, ka thënë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE