Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “dhunë në familje”, ku në Gjilan një i dyshuar, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar familjarët e tij.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
Rr. Elena Gjika, Gjilan, 10.02.2021-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.