DYLON

Arijeta Rexhepi: Keni mbyllur një shkollë, keni mbyllur një fshat

Arijeta Rexhepi: Keni mbyllur një shkollë, keni mbyllur një fshat
Avatar photo Redaksia

“Në fshatin Myqybabë, një fshat në Malësinë e Karadakut në vij kufitare me Preshevën është lënë pas dore nga qeverisja lokale për shumë vite. Shteti, në këtë rast edhe komuna e Gjilanit është dashur të kujdeset për fshatrat që janë në kufij me shtetet fqinjë të ju mundësohet të jetojnë në  e vendlindjen e tyre”, ka thënë Arijeta Rexhepi, anëtare e kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se në fshatin Myqybabë nuk është investuar asgjë, jeta e tyre çdo ditë e më shumë është e vështirësuar, me rrugë të shkatërruara brenda në fshat , me kushte të vështira ekonomike ndërsa të vetmen shpresë që e patën shkollën edhe atë ja mbyllët. 

EkoHigjiena

Fshati ka 13 shtëpi të banuara, përafërsisht deri 100 banorë ku në mesin e tyre 2 familje nuk  banojnë në shtëpitë e tyre sepse nuk kanë shtëpi,  e njëra familje veç se dihet që jeton në objektin e shkollës.

“Mbyllja e shkollës do të thotë për këta banorë se nuk keni më vend në vendlindjen tuaj por edhe ju si shumë të tjerë duhet të largoheni nga ky vend , kjo është kërkesa e komunës së Gjilanit . Është mbyllë shkolla me afër 9 nxënës , barten në shkolla tjera por një fëmijë që është dashur të vijoj mësimin me parashkollorët nuk mund të vijoj mësimi, sepse orari i mësimit nuk i përshtatet me shokët e shoqet e fshatit që ti bashkëngjitet me transport. Ai ka mbetur pa vijuar mësimin. Komuna i ka ofruar para sa për rrugë që prindi t’i dërgojë fëmijët në shkollë , por një fakt është harruar, një familje që jeton nga bujqësia e blegtoria si do të mund të arrijë edhe të bartë fëmijën edhe të kujdeset për punët që e  presin ku varet nga kjo mbijetesa e  familjes”, ka thënë tutje Arijeta Rexhepi.

Sipas saj, në fshatin fqinjë Sefer që është në komunën e Preshevës, vetëm për një fëmijë shkolla është e hapur, ndërsa komuna e Gjilanit mbyllë një shkollë pa asnjë  arsye. 

“Keni mbyllur një shkollë, keni mbyllur një fshat”, thotë Arijeta Rexhepi, anëtare e kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.