Bazuar në raportin policor për 24 orët e fundit, në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të rrëmbimit, ngacmim dhe dhunë në familje, posedim narkotikësh dhe zhdukje e personit, transmeton 2LONLINE.com.
këto raste janë regjistruar në Gjilan, në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit dhe në Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
RRËMBIM
Viti,20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar.
NGACMIM & DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 25.08.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti (nga një shtet tjetër) e kishte kanosur (përmes telefoni me mesazhe) viktimën femër kosovare- të fejuarën e tij dhe babain e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Gjilan, 26.08.2023-20:15.I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gram. Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime.
PERSON I ZHDUKUR
Livoq i Ulët, Gjilan 26.08.2023-10:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /2LONLINE/