Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të paautorizuar të armës dhe përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Viti dhe Drobesh të Vitisë.
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Viti 28.10.2023-10:45. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kosovar, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes për një rast vjedhje, kanë gjetur dhe konfiskuar; një pushkë gjuetie dhe 42-fishekë cal-12mm, një pushkë ajrore dhe 24-fishekë kalibra të ndryshëm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Drobesh-Viti,28.10.2023-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një fushë të hapur kishte shtënë tri herë me armë te zjarrit në drejtim te tokës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri revole me karikator me nëntë(9) fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/