DYLON

Rinia e PDK-së, shenjëzojnë vendkalimet, kritikë pushtetit që nuk po e kryejnë këtë punë

Rinia e PDK-së, shenjëzojnë vendkalimet, kritikë pushtetit që nuk po e kryejnë këtë punë
Avatar photo Redaksia

“Në këtë fundjavë me diell, kur të tjerët pushojnë, Rinia e PDK-së (RDK) në Gjilan, në krye me, Qëndrim Qerimin, shenjëzuan një vendkalim këmbësorësh, duke filluar kështu nismën e radhës për t’i rikujtuar dikasteret përgjegjëse se qyteti ka nevojë për vëmendje e investime”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas të rinjve të PDK-së, ndonëse të tilla mini-projekte nuk janë të kushtueshme për nga vlera, do të duhej të kishte të paktën vullnet, dëshirë e gatishmëri nga ana e qeverisjes aktuale. Këtu bëhet fjalë për standarde minimale, kruciale, sepse pas kaq shumë kohe, ne është dashur të flisnim për standarde të tjera sinjalizuese siç mund të jenë kushtet e veçanta  rrugore për persona në nevojë.

EkoHigjiena

Kreu i Rinisë Demokratike të Gjilanit, Qëndrim Qerimi ka bërë medije se zebrat u rregulluan tek vendkalimi te Universiteti ‘Kadri Zeka’, zonë kjo e frekuentuar e qytetit, transmeton Portali 2LONLINE.

Sipas tij, për dy vite qeverisje, qeverisja komunale e Vetëvendosjes në Gjilan nuk është në gjendje të bëjë as “zebrat” e bardha si vendkalime për këmbësorë, e lëre më projekte tjera madhore për qytetin.

“Së bashku me Lorikun, Donardin dhe Arditin anëtarë të RDK-së, shprehëm pakënaqësinë tonë lidhur me qeverisjen komunale, ku me anë te këtij aksioni simbolik i ri-shenjëzuam zebrat në një pjesë të qytetit”, thotë Qerimi.

Ai shton se që nga marrja e mandatit, kryetari i Gjilanit,  Alban Hyseni në asnjë pjesë të qytetit e as në fshatra nuk ka mundur të realizojë as punimet më të thjeshta siç janë zebrat si vendkalim i këmbësorëve.

Nga mungesa e shenjëzimit të vendkalimeve rreziku është i madh, sidomos për nxënësit afër shkollave.

I pari i të rinjve të PDK-së në Gjilan, tregon që të tilla nisma do të ketë në vazhdimësi në të mirë të Komunës e banorëve të saj.

“Plotë herë mjaftojnë idetë, vullneti e përkushtimi, e kur bëhen bashkë edhe me përvojën e dijen atëherë PDK-ja është dhe mbetet zgjidhja më e mirë për adresim e realizim të nevojave e projekteve”, ka thënë Qëndrim Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.