Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të “falsifikimit të parasë” dhe “lëndimit të rëndë trupor”.
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të “falsifikimit të parasë” dhe “lëndimit të rëndë trupor”, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 2023-2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shume e monedhave dhe kartëmonedhave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parate e dyshuara janë sekuestruar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Viti 14.03.2024-14:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa viktima femër kosovare që kishte ndërhyr për ti ndarë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje. /2LONLINE/