Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 01.06.2022 – 23:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore. Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Shaban e Sami Ukshini, Gjilan 02.06.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuar mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Fsh. Kranidell, Kamenicë 02.06.2022. Me vendim të gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, 5 gëzhoja, 1 pushkë ajrore dhe një fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë shfaqur në rrejte sociale duke shtënë me armë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Fsh. Kranidell, Kamenicë 02.06.2022. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 02.06.2022 – 02:35. Raportohet për aksident trafiku që ka ndodhur ndërmjet një motoçiklete dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit të trafikut lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar i cili fillimisht është dërguar në tretman mjekësor për ofrim të ndihmës së parë, e më pas me rekomandim të mjekut kujdestar është liruar për në shtëpi. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në mjetet motorike. Rasti nën hetime.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. 2 Korriku, Viti 02.06.2022 – 06:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Hajvali-Prishtinë në kohëzgjatje prej 1 viti. /2LONLINE/