Autoritetet policore me statistikat e tyre ditore kanë bërë me dije edhe për dy raste të dhunës në familje, një të regjistruar në Gjilan e një në Viti.
Raporti i policisë.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
- Gjilan 08.11.2022 – 18:30-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
- Viti 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/