Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të “dhunë në familje”, “vjedhjeve të rënda” dhe “armëmbajtjes pa leje”
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të: “dhunë në familje” ,“vjedhjeve të rënda” dhe “armëmbajtjes pa leje”, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar që të gjitha në Gjilan.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar për ti ndarë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
· Gjilan 01.05.2024 – 17:40. Pas hetimeve nga njësitet kompetente është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohej se kishte kryer disa vjedhje te renda. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 24.04.2024-19:30. Më datë 10.05.2024 nga njësitet e hetuesisë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë vjedhur dhe shitur gjësende të vjedhura. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjilan 09.05.2024-17:00. I dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke u intervistuar për disa raste, ka deklaruar se posedon një armë. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit Krral Magnum, tre fishekë të kalibrit 9mm dhe një thikë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente. /2LONLINE/