Bazuar në raportin policor për 24 orët e fundit, në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje, monedhë e falsifikuar, posedim të narkotikëve, arrestim i personit të kërkuar, transmeton 2LONLINE.com.
këto raste janë regjistruar në Gjilan, në Pidiq të Gjilanit dhe Skifteraj të Vitisë.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Pidiq, Gjilan 14.08.2023-22:00. Me date 22.08.2023 njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, e që pamjet ishin publikuar në rrejte sociale. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Fsh. Skifteraj, Viti 21.08.2023-21:30.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte dhënë një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti shtesë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Raif Halimi, Gjilan 31.07.2023 – 05:10. Lidhur me rastin me datë 22.08.2023 rreth orës 13:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TE KERKUAR
Gjilan 22.08.2023-05:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/