DYLON

Bislimi takoi Wilsonin

Bislimi takoi Wilsonin
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë z. Wilson, duke i uruar dhe qëndrim produktiv në vend gjatë vizitës së tij. “Ne vlerësojmë lartësisht rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi.

EkoHigjiena

Ai foli mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.

Nga ana tjetër, z. Wilson vlerësoi angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.

Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehojë refugjatë ukrainas.

Palët diskutuan edhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut. Drejtori i Përgjithshëm Wilson shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott dhe stafi i tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.