Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të paautorizuar të armës-municionit.
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të paautorizuar të armës-municionit, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Viti dhe Gjilan.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Viti / 15.01.2024 – 02:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8-fishekë. Me urdher te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS-MUNICIONIT
Gjilan / 15.01.2024 – 14:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë se të dyshuarit mashkull kosovar jane gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/