DYLON

Kryetari i Komunës së Kamenicës vizitoi UBT-në

Kryetari i Komunës së Kamenicës vizitoi UBT-në
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Burbuqe Leka, kanë vizituar UBT-në. Ata janë pritur në takim nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Besnik Qehaja dhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti.

Në fokus të diskutimeve ka qenë elaborimi i mundësive për bashkëpunim të dyanshëm për hartimin e politikave dhe projekteve për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

Ky bashkëpunim do të mund të bazohet në shfrytëzimin e potencialit dhe resurset humane, profesionale e intelektuale të UBT-së për gjenerimin e ideve dhe zgjidhjeve për problemet dhe sfidat e përditshme të qytetarëve të Kamenicës, duke shfrytëzuar potencialin real zhvillimor që ka komuna.

Temë tjetër boshte e takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit mes akademisë/universiteteve dhe pushtetit lokal, si dhe impakti konkret i këtij bashkëpunimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së jetesës në përgjithësi.

Në takim u diskutua po ashtu nevoja dhe mundësitë reale të digjitalizimi të shërbimeve dhe sektorëve, si: arsimi e shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i sektorit të ICT-së, inovacionit dhe përkrahja e krijimit të ndërmarrjeve të reja Start-Up, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm, etj.

Rektori Hajrizi dhe Kryetari Rahimaj u pajtuan për vazhdimin e komunikimit ndër-institucional për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të potencialit njerëzor e intelektual të dyanshëm, ndërsa Rektori Hajrizi shprehu edhe një herë gatishmërinë e UBT-së që me kapacitetet, resurset dhe infrastrukturën e vet të ndihmojë Komunën e Kamenicës në implementimin e agjendës së saj për zhvillim të qëndrueshëm të bazuar në shfrytëzimin racional e efiçient të resurseve dhe potencialit të saj zhvillimor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.