Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të raportuara për “kartëmonedhava të falsifikuara”, njëri rast në Kamenicë e tjetri në Viti.
Sipas policisë, në Kamenicë, ankuesi, mashkull kosovar, i ka deklaruar policisë se derisa ka qenë duke punuar në autolarje, nga i dyshuari, mashkull kosovar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, sa i përket rastit tjetër, nga policia thuhet se në Viti, ankuesi, mashkull kosovar, i ka deklaruar policisë se derisa ka qenë duke punuar në market, nga një i dyshuar, mashkull K/Shqiptar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti është duke u hetuar. /2LONLNE.com/