Pandemia dhe pokeri në Komunën e Vitisë!

Pandemia dhe pokeri në Komunën e Vitisë!

Duket se pandemia dhe masat që po ndërmerren duke përfshirë edhe orën policore, ka bërë që të rritet interesimi për lojën e pokerit, veçmas në disa fshatra të komunës së Vitisë, pasi vetëm brenda dy dite, janë raportuar kontrolle dhe arrestime, pasi në disa lokacione janë hasur persona të shumtë, të cilët përveç që binin desh me masat anticovid, në këto raste, policia do ta trajtojë edhe veprën: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pasi një ditë më parë u raportua për një rast të tillë në Kabash të Vitisë, autoritetet policore sot kanë njoftuar për dy raste të reja të “organizmit të skemave piramidale..”, edhe atë në Pozheran dhe Smirë të Komunës së Vitisë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas raportit policor, në fshatin Pozheran të Vitisë, është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë takuar njëmbëdhjetë persona duke luajtur letra bixhozi me çipa pokeri dhe para.

“Si dëshmi materiale janë konfiskuar 889 çipa pokeri, 6 komplete letra bixhozi dhe një fletore evidence”, thuhet në raportin e policisë.

Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregull.

Ndërsa, rasti tjetër ka të bëjë me fshatin Smirë të Vitisë, ku është raportuar se në lokalin e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë takuar tetë persona duke luajtur letra bixhozi.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar 460 çipa pokeri, 3 komplete letra bixhozi, një fletore evidence dhe 13.30€.

Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

KOMENTE