Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të dhunës familjare të regjistruara në statistikat policore të raportit policor të 24 orëve të fundit.
Njëri rast është në Gjilan dhe tjetri në Novobërdë.
Në rastin e Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.
Në rastin e Novobërdës, është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi.
Ja raporti i policisë:
DHUNË FAMLILJARE
· Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Novobërdë, 16.11.2021 – 16:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE.com/