Policia e Kosovës në raportin e saj për 24 orët e fundit ka bërë me dije edhe për dy raste të dhunës në familje që janë regjistruar në Gjilan e Viti.
Në të dyja rastet ka pas të arrestuar ndërsa sipas raportit policor, në të dyja rastet, dhuna nga të dyshimtit është shkaktuar ndaj bashkëshorteve.
Ja raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & Lëndim i lehtë trupor
Viti 15.03.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 15.03.2021-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj. Rasti duke u hetuar.