DYLON

Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 89 pacientë të infektuar me COVID-19

Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 89 pacientë të infektuar me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 89 pacientë të infektuar me COVID-19, apelohen qytetarët për respektim të masave kundër përhapjes së virusit.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

EkoHigjiena

Pas takimit, në konferencën për gazetarë ka folur dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm dhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në këtë konferencë, u bë e ditur se aktualisht 89 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, u bë ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë dje 50 vizita në shtëpi të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në emër të Komitetit, ata kanë bërë apelin tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat si e vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15282 mostra, 4221 kanë rezultuar pozitivë, 3775 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 331 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 89 persona dhe 244 mostra janë në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.