Në raportin e vitit 2015 të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd është analizuar edhe situate në Jug të Serbisë kryesisht në komunat ku banojnë shqiptarët Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Sipas kësaj analize ky rajon vazhdon të mbetet vendi më i pazhvilluar në Serbi me infrastrukturë të dobët dhe me potenciale të vogla për investime serioze, edhe shqiptarët edhe serbët largohen në mungesë të punës, shkruan Titulli.com.
“Problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët janë nostrifikimi i diplomave, mungesa e teksteve në gjuhën shqipe. Arrestimet e shpeshta për përdorimin e flamurit, mos qasja në IPA fondet ndërkufitare si dhe mosrespektimi i përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucione”, thuhet mes tjerash në raportin e kësaj organizate për të drejtat e njeriut, transmeton Titulli.com.
Gjithashtu në raport thuhet se shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011 që ka ndikuar në zvogëlimin e financimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, që varen mjetet e financimit kryesisht nga numri i banorëve të regjistruar.
Pjesë e raportit është edhe shlyerja banorëve shqiptarë nga regjistri civil të cilët përkohësisht punojnë në vende të tjera.
Ndërsa në aspektin ekonomik mësohet se veç tjerash vazhdojnë bisedimet për ardhjen e bankës turke Halk Bank në një nga komunat e banuar me shqiptarë.
Portali Informativ Titulli.com do të publikojë edhe pjesët tjera të raportit që flasim për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon në fushat tjera dhe pritjet e mundshme të zhvillimeve.