Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi Ismet Ramushi. duke sqaruar se një hap të tillë e ka ndërmarrë pasi beson që Drita ka tani një organizim të mirë dhe serioz për të rikthyer në elitë si kundër edhe kushte më të mira materiale.
Ramushi shprehë besimin tij se klubi i futbollit Drita, do të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, ndonëse për këtë ka një konkurrencë të madhe edhe me skuadrat tjera, të cilat po ashtu pretendojnë Superligën.
Klubi i futbollit Drita përveç Ramushi, është përforcuar edhe me dy futbollistë të tjerë nga skuadra e Feronikelit të Drenasit, edhe atë me Shkëlzen Nebihi, që luan në pozitën e sulmuesit dhe Armend Kastratit, mesfushor.
Përndryshe, drejtues të këtij klubi thanë se këto përforcime nuk janë të fundit, mund të ketë ende, pasi kjo skuadër mëton rezultate kulminante./2lonline/