(2L ONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti sot një ligjëratë për studentët e Universitetit Kadri Zeka”, në Kuadër të programit “Guest Speaker’. Haradinaj në ligjëratën e tij për studentët, ndër të tjerash ka folur për karrierën e tij politike, që fillon nga mosha rinore, e deri në ditët e sotme.
Gjatë karrierës së tijë, Kryetari i AAK-së, tha se ka marrë pjesë në të gjitha proceset politike të Kosovës, duke e përshkruar me shumë sfida e suksese dhe në të njëjtën kohë ndihet krenarë për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Në fund të këtij takimi studentët e Universitetit “Kadri Zeka” parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /2L ONLINE/