Tenori i njohur, Ramë Lahaj ka performuar në Prishtinë në sheshin ‘Skëndërbeu’ duke mbledhur shumë njerëz për performancën e tij.
Zëri i tij i vecantë dhe këngët e zgjedhura bënë që publiku të shijojë bukurinë e këngës shqipe nën flladin veror të kësaj vere.
Për këtë koncert është ndarë i kënaqur vet artisti, duke shkruar fjalët më të bukura për këngën, atdheun e publikun shqiptar.
Lahaj ka premtuar se të tilla koncerte do të mbajë cdo vit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund! Aty ku t’a shijojnë e dëgjojnë çdo frymëmarrje, sikur të ishte e fundit. Aty ku vuajtja e gëzimi na rrëmbejnë njëkohësisht, sepse kemi vuajt shumë që m’u mbledhë kështu… pa frikën nga pushtuesi, e për të k’nue gjithçka që na do zemra në tokën që sakrifikuam aq shumë për të.
Nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut të tij, sh’iptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Evropës, jo ai qe ju është e shtremnue ndër shekuj!
Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë.
Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë. I juaji përgjithmonë.”, ka shkruar Ramë Lahaj në një postim në Facebook.