Ramazani dhe shëndeti, nuk duhet rrezikuar me këto sëmundje

Ramazani dhe shëndeti, nuk duhet rrezikuar me këto sëmundje

Pacientët me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore gjatë Ramazanit dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Në mesin e mjaft sëmundjeve të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit, por jo  të gjithë pacientët me këtë sëmundje kanë rrezik të njëjtë. Prandaj ekzistojnë përjashtime të cilat kanë si diferencim kontrollin e mirë ose jo të sëmundjes si dhe llojin e kësaj sëmundje.

Sipas udhërrëfyesit të fundit (të vitit 2016) të IDF-DAR (Federatës Ndërkombëtare për Diabet dhe Aleancës Ndërkombëtare për Diabet dhe Ramazan) për agjërimin gjatë Ramazanit, të sëmurët me rrezik të lartë të cilët nuk duhet të agjërojnë në Ramazan hyjnë kjo kategori e të sëmurëve me diabet:

– gjendjet e hipoglikemisë së rëndë rreth 3 muaj para Ramazanit

– ketoacidoza diabetike rreth 3 muaj para Ramazanit

– gjendja hiperosmolare hiperglikemike rreth 3 muaj para Ramazanit

– eksperiencë të hipoglikemive të shpeshta

– diabet tip 1 i pakontrolluar

– sëmundje akute

– shtatzënat me diabet tip 1 të diagnostikuar më herët ose diabet gestacional (i shtatzënisë) i trajtuar me insulinë ose preparate të sulfanilureve

– të sëmurët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në stadin e 4 dhe 5 ose të sëmurët në dializë

– komplikimet e avancuar makrovaskulare

– moshat e shtyra me shëndet jo të mirë

KOMENTE