Kjo javë e Superligës së Kosovë në futboll. sjell vëmendjen në Gjilan, pasi në kuadër të xhiros së 35-të, takohen dy rivalët lokal, SC Gjilani – FC Drita.
“Kjo ndeshje është e derbit të qytetit, nga më të zjarrtët në Kosovë tha në fillim të konferencës së sotme kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
“Nesër është një derbi shumë i fortë, i cili pa marrë parasysh objektivat gjithmonë ka rezultuar me luftë sportive, me angazhim dhe edhe me një detaj mund të vendoset. Mund të mbarojë me një gol, nganjëherë mund të vendos një gol nganjëherë mund të ketë më shumë gola. Dy skuadrat janë në presion në objektivave, ne që luftojmë për vendin e dytë, gjersa ata për t’i ikur barazhit dhe mbijetesën. Por, edhe mos t’i kishim këto objektiva, besoj do të ishte një derbi i vërtetë”, ka thënë kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
Ai shtoi se një fitore eventuale do t’u takonte edhe tifozëve të klubit “Intelektualët”.
“Shpresojmë t’i gëzojmë tifozët tanë, futbolldashësit tanë, me një fitore, angazhim dhe luftë sportive”, ka përfunduar trajneri Zekirija Ramadani.
Ndeshja SC Gjilani – FC Drita zhvillohet nesër, e shtunë, ora 15:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan. /2LONLINE/