DYLON

SC Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës

SC Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës
Avatar photo Redaksia

Në paraditen e së premtes, SC Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj FC Dritës.

“Pavarësisht mungesave të cilat janë të theksuara, skuadra ka qenë në ritëm dhe mjaft e përqendruar për duelin ndaj rivalit lokal”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuq e bardh.

EkoHigjiena

Listës së futbollistëve të cilët pritet ta humbasin këtë derbi i është shtuar edhe Shend Kelmendi, i cili për shkak të gjendjes gripore nuk ka stërvitur me ekipin. Ndërkohë, futbollistët Betim Halimi, Malos Bajrami dhe Blend Krasniqi janë duke vazhduar me proceset e rikuperimit, megjithëse sezonin e kanë mbyllur prej kohësh.

“Në listën e të ftuarve është futur edhe Elton Cale, i cili kishte munguar në duelin e fundit kampional ndaj FC Liria për shkak të kartonëve”, thuhet tutje në njoftim.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ndeshje kjo e javës së 35-të, e Superligës së Kosovës në Futboll. zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00, ndërkohë stadiumi ndihmës në Gjilan do jetë arena e takimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.