Burim Ramadani, zëvendësministri i Mbrojtjes ka shkruar në profilin e tij se” “Nuk jemi duke e parë malin, sepse lisi na ka nxënë rrugën. Na ka bllokuar pamjen. Në fakt, nuk po i lëvizim sytë prej lisit. Në momentin e parë që ngrejmë pak kokën, e shohim saktë ku është mali, përkatësisht ku është problem”.
“E në këtë dimension, mali (lexo: problemi) është Serbia, politika e atjeshme Millosheviqiane, e cila vazhdimisht po shpikë dosje të përmbushura me shpifje dhe makinacione gebelsiane. Zaten, presidenti i tashëm i Serbisë, autoritari Aleksandar Vuçiq, ka qenë Ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit. Numri dy i Qeverisë së Serbisë, trashalluqi Ivica Daçiq, ka qenë zëdhënësi i Millosheviqit”, shkruan Ramadani.
Ja postimi i plotë:
Nuk po e shohim malin prej lisit
Nuk jemi duke e parë malin, sepse lisi na ka nxënë rrugën. Na ka bllokuar pamjen. Në fakt, nuk po i lëvizim sytë prej lisit. Në momentin e parë që ngrejmë pak kokën, e shohim saktë ku është mali, përkatësisht ku është problemi.
E në këtë dimension, mali (lexo: problemi) është Serbia, politika e atjeshme Millosheviqiane, e cila vazhdimisht po shpikë dosje të përmbushura me shpifje dhe makinacione gebelsiane. Zaten, presidenti i tashëm i Serbisë, autoritari Aleksandar Vuçiq, ka qenë Ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit. Numri dy i Qeverisë së Serbisë, trashalluqi Ivica Daçiq, ka qenë zëdhënësi i Millosheviqit.
Pra, ja pika e përbashkëta e metodologjisë së punës e të dy liderëve kryesorë të Serbisë: PROPAGANDA.
Ne, këndejpari, në të kundërtën, jemi të zënë rreth debateve personale apo grupore. Madje, japim bindjen se mendojmë që “nëse e sulmojmë lisin do t’ia bëjmë dyqysh me malin”.
Debati se Ramushi ka kalkuluar personalisht përmes dorëheqjes së tij është jo vetëm i pasaktë, por krejtësisht i çuditshëm. Pra, mund të jetë i qëllimshëm, por nuk është i qëlluar.
Serbia, në anën tjetër, thotë se ka dërguar një dosje të re kundër Ramushit. Dmth, thjesht e shqip: e ka shpikur edhe një dosje – pas dhjetëra dosjeve të deritashme që nuk i kanë funksionuar.
Ne, këtupari, e kemi problemin me Ramushin apo jo? Sepse, paska dhënë dorëheqje! Sepse, të merrej në intervistim si Kryeministër pastaj do t’i kërkonim dorëheqjen? Apo jo?
Të debatohet për qeverisjen, që në fakt do të ishte e domosdoshme të debatohet për qeverisjen e këtij gjysmë mandati.
Edhe ta kryqëzojmë Ramushin për qeverisjen! Pse jo! Secili ka diçka për të thënë. Qytetarët në fund vendosin për dhënie të besimit.
Por, ju lutem, a mundemi që në raport me Serbinë të jemi një?
A është kaq e vështirë kjo?