Në javën e 34-të, të Superligës së Kosovës në futboll, FC Drita në shtëpi do të përballet me FC Feronikelin nga Drenasi. Para kësaj ndeshje kryetrajneri i skuadrës gjilanase Zekirija Ramadani tha se pritet të jetë ndeshje e vështirë, por se Drita duhet të dal me fitore nesër.
“Duke u bazuar edhe në ndeshjen e parë në Drenas ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, për shkak që ekipi i Feronikelit ka marrë karakterit, i cili asnjëherë nuk dorëzohet dhe gjithmonë japin maksimumin. Neve na intereson objektivi ynë, neve na intereson vetja dhe duhet të japim maksimumin, sepse jemi akoma në garë”, ka thënë Ramadani.
Ai tha se janë tri ndeshjet e fundit dhe e sheh ekipin e tij më përpara, sepse ndryshe është të luftosh për mbijetesë ndryshe për kreun e tabelës.
“E di që nuk është e lehtë, mirëpo kualiteti që ne kemi duhet dalim me fitore nesër. Patjetër që ne do luftojmë për vendin e parë, pastaj varet si shkon puna tek finalja nëse është në favorin tonë edhe në vendin e dytë”, thekson Ramadani.
Ndeshja zhvillohet nesër e diel, ora 15:00. /2LONLINE/