Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konventën e Dytë të Partisë Demokratike në Bujanoc. Rama përshëndeti PD-në e Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi rolin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si shembull të qëndresës e të patriotizmit,transmeton Titulli.com.
“Partia Demokratike në Bujanoc është një zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të z. Ilir Meta. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull qëndrese e patriotizmi. Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë”, theksoi Luan Rama.