Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas qytetit të Gjakovës, vizitë ka bërë edhe në qytetin e Pejës, ku ka vizituar kompaninë Elkos dhe Devolli Corporation.
Lajmin për vizitën e Ramës në Kosovë, e ka konfirmuar Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).
“Kryeministri Rama do t’i vizitojë kompanitë ‘Elkos Group’ dhe ‘Devolli Group’, kurse në Hotelin ‘Dukagjin’ kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën, në të cilën do të diskutohet me bizneset kosovare në temën: ‘Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë-Shqipëri’”, është thënë në njoftimin e AKB-së.