Në fjalimin e tij para të pranishmëve në terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur fillimisht për veprën e komandantit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban aeroporti i vetëm për fluturime ndërkombëtare në Kosovë.
“Nuk mund të kishte emër më të goditur për aeroportin e pas çlirimit të Kosovës se sa emri i njeriut që i dha krahë me jetën e vdekjen e tij, endrrës së Kosovës së lirë e shtet të lirë e evropian, në mes të Evropës”, ka thënë në fillim të fjalimit të tij Edi Rama.
Rama më pas i ka thurrur lavde pa fund kryeministrit turk, Rexhep Erdogan të cilin e ka quajtur “vëllai ynë i pandarë”.
Shefi i qeverisë shqiptare ndërkaq kryeministrin kosovar, Hashim Thaçin e ka quajtur vetëm “miku im”./zeri.info/