Aktivitete në komunikacionit rrugor – Tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore nga kjo drejtori gjatë muajit Tetor 2022 në vazhdën e implementimit të planit operative ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar pesëmijë e nëntëqind e njëzet e dy (5922) gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë këtij muaji në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’’ ka dërguar në Qendrat e Kontrollit Teknik shumë automjete dhe për automjetet të cilat me procesverbal nga këto qendra janë konstatuar me parregullsi teknike janë përjashtuar nga trafiku ku ndaj vozitësve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masa ligjore. Po ashtu kjo njësi gjatë këtij muaji ka implementuar edhe planin operativ ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ duke shqiptuar kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor
Nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i gjashtëdhjetë e shtatë (67) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
- Hetim i gjashtëdhjetë e katër (64) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
- Konfiskuar i gjashtëdhjetë e dy (62) patentë shofer,
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. /2LONLINE/