DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të narkotikëve, shantazhit, arrestimeve dhe aksidenteve të trafikut

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të narkotikëve, shantazhit, arrestimeve dhe aksidenteve të trafikut
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të narkotikëve, shantazhit, arrestimeve dhe aksidenteve të trafikut

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar të posedimit të narkotikëve, shantazhit, arrestimeve dhe aksidenteve të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Raporti i policisë

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Kamenicë 31.10.2022 – 09:40. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 46.9 gram si dhe një peshore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHANTAZH

Gjilan 31.10.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Gjilan 31.10.2022 – 17:45. Dyshohet se vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Partesh 31.10.2022 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/