Autoritetet policore kanë bërë me dije për tri raste të dhunës në familje, që janë regjistruar në statistikat policore, në raportin e fundit 24-orësh, e të cilat raste kanë ndodhur në Gjilan, Viti e Kllokot.
Në të tria raste kemi të arrestuar të cilët, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Kllokot 26.03.2024-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
· Viti 25.03.2024-16:00. Me 26.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 26.03.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.