Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, në raportin e ngjarjeve në 24 orëve të fundit kanë raportuar tri raste të dhunës në familje, nga një në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
DHUNË NË FAMILJE
· Kamenicë 15.05.2022-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkaqe xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
· Gjilan 15.05.2022-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Viti 15.05.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/