DYLON

Gjilani u mundua, por jo mjaftueshëm për t’i ndalë pikët në shtëpi

Gjilani u mundua, por jo mjaftueshëm për t’i ndalë pikët në shtëpi
Avatar photo Redaksia

Plotë shtatë gola u shënuan në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku në kuadër të javës së 35-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, u ballafaquan, SC Gjilani – FC Malisheva.

Skuadra mysafire erdhi në Gjilan, i “hëngri” tre gola, por i dha katër, që ia mundësuan t’i  marr me vete tri pikë të reja, duke e lënë skuadrën vendase duarthatë në këtë xhiro.

EkoHigjiena

Në fakt,  skuadra gjilanase e kishte përmbyllur pjesëlojën e parë në avantazh (2-1), por se në fund krejt çfarë bëri nuk ishte e mjaftueshme, për të mbajtur rezultat për fitore, por pësoi dhe ngeli pa pikë, transmeton 2LONLINE.com.

Golat për skuadrën vendëse i shënuan Krasniqi dhe Progni dy herë, derisa nga dy gola për skuadrën mysafire i shënuan: Sobowale dhe Berisha.

Përkundër humbjes, SC Gjilani vazhdon ta mbajë pozitën e dytë, me 62 pikë, ndonëse kjo tani mund t’i rrezikohet nga skuadra tjetër gjilanse, FC Drita e cila me fitore ne sotme i ka grumbulluar 61 pikë.

Andaj, varet nga xhiroja e fundit se kush do të jetë nënkampion, e ku Gjilani si skuadre mysafire do të ketë përballë skuadrën, tani më kampione, Ballkanin, ndërsa Drita, në përmbyllje do ta ketë ballafaqimin me Ulpianën të cilës do t’i bëjë nikoqirllëk.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.