Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Rajonin e Gjilanit. brenda 24 orëve ët fundit janë raportuar tri raste të “Dhunës në Familje”, që janë regjistruar në Gjilan (2) dhe Kllokot (1).
Në rastin e parë në Gjilan, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, në rastin tjetër, një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa në rastin e Kllokotit, i dyshuari ka sulmuar gruan dhe djalin e tij, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Në të tria raste t, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan, 05.05.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që ditë më për kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuari, ku është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan, 05.05.2021 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Kllokot, 05.05.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij, viktimën femër shtetase e Serbisë. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/