DYLON

Presidentja Osmani: Fehmi Agani ishte krahu i djathtë i presidentit Rugova

Presidentja Osmani: Fehmi Agani ishte krahu i djathtë i presidentit Rugova
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin Albin Kurti si dhe me familjarë, bënë nderime tek varri i akademik Fehmi Aganit në 22 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani ka thënë se Fehmi Agani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena

Zonja Osmani tha më tej se jemi sot këtu për të kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por mbi të gjitha intelektualin i cili kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur e sovran.

“Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese. Ishte krahu i djathtë i presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë duke kontribuar kështu në mënyrë të jashtëzakonshme që të ndërtohen ura e miqësi nga të cilat sot, edhe pas 22 vitesh Kosova përfiton në procesin e shtetndërtimit të saj”, ka theksuar Presidentja Osmani.

E para e vendit ka thënë se sikurse edhe për të gjithë ata të cilëve u mori jetën regjimi gjenocidal serb, edhe sot kërkojmë drejtësi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.