Autoritetet poicore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në komunat të këtij rajoni ka pasur qytetarë të ndaluar nga ana e policisë për shkak të: “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“.
Sipas policisë të ndaluarit nuk kishin përfillë vendimin e qeverisë duke lëvizur përgjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 22 prill 2020 deri me 29 prill 2020, ka hapur raste në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit. Në të gjithë rajonin e Gjilan njëzet e gjashtë (26) persona gjithsejtë janë takuar nga policia duke mos e përfillur vendimin e qeverisë.
“Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Rastet e evidentuara nga Komuna e Gjilanit dy (2) raste, nga Komuna e Kamenicës, pesë (5) raste, nga Komuna e Vitisë (15) raste, nga Komuna e Kllokotit një (1) rast, nga Komuna e Parteshit, dy raste (2), Novobërdë një (1)”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në një rast, dy nga ta, me vendim të prokurorit janë ndalë për dyzet e tetë (48) orë, gjersa rastet tjera, veç e veç, procedohen në procedurë të rregullt në prokurorin e shtetit.