Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë prezantuar statistikat për periudhën kohore shtat ditore (24.03.2023 deri më 30.03.2023), ku vihet në pah, numri i gjobave, aksidenteve, arrestimeve, dokumenteve të konfiskuara.
Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për Portalin 2LONLINE.com, se brenda kësaj periudhe janë regjistruar 29 incidente, janë arrestuar 12 persona.
Poashtu, sipas zëdhënësit Osmani, janë regjistruar 23 aksidente trafiku, prej të cilave, 11 me të lënduar dhe 12 me dëme materiale por pa të lënduar, ndërkohë që për ata që kanë ra ndesh me ligjin, janë shqiptuar 1 mijë e 327 tiketa gjobitëse si dhe janë konfiskuar 27 dokumente (patentë shofer). /2LONLINE/