Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (15.07.2020 deri më 21.07.2020), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 14 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 613 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 14 aksidente trafiku, nga të cilat 10 me lëndime në njerëz, 4 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 613 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 38 incidente, ndërsa ka pasur 27 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.