DYLON

Ministri i Mbrojtjes raportoi para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes raportoi para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministri i Mbrojtjes  Anton Quni ka raportuar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, ku të pranishëm ishin edhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i përgjithshëm i MM, z. Faruk Geci, këshilltari ushtarak Kolonel Hamdi Pollomi dhe zyrtarja e lartë e Kabinetit, znj. Martina Dedaj-Kçira. Takimin e udhëhoqi kryetarja e këtij komisioni, znj. Fatmire Kollçaku–Mulhaxha.

Ministri Quni, fillimisht i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të arriturat dhe objektivat e përgjithshme të FSK-së. “Ministria e Mbrojtjes i ka objektivat e deklaruara që synon t’i arrijë gjatë këtij viti dhe viteve të ardhshme. Objektivat për vitin 2020 – 2021, janë në shërbim të realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, ku përfshihen çështjet: strategji, politika, akte nënligjore, personelin, zhvillimin në karrierë, krijimin e njësive të reja, rikonstruktimin dhe riorganizimin e Ministrisë dhe FSK-së. Ky proces mbështet me të gjitha ato nevoja nga fusha e teknologjisë ushtarake që do të aplikohet brenda FSK-së, dhe këto së bashku kanë një dinamikë deri në vitin 2027, që çdo njësi veç e veç, por edhe FSK-ja në përgjithësi të shpallen të certifikuara me arritjen e kapaciteteve të plota operacionale“.

Në vazhdim ministri Quni, shtoi se, pavarësisht situatës me pandeminë, operacionaliteti i FSK-së është i tillë që të garantojë, që deri në vitin 2027, do të arrijë t’i deklarojë kapacitetet e plota, që FSK të jetë garantuese e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, të jetë plotësisht e gatshme t’i përgjigjet nevojave të autoriteteve civile për asistencë, dhe e gatshme të zbarkoj jashtë vendit në operacione paqeruajtëse. Ministri Quni, më tej ka shtuar se për çdo objektiv duhet një angazhim i veçantë, sepse kërkon dinamik të diplomacisë së jashtme, ekspertizë të lartë të FSK-së, dhe besueshmëri te komuniteti ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Po ashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i njoftoi të pranishmit me zhvillimet më të reja në planin e përgjithshëm të FSK-së, aktivitetet për realizimin e objektivave dhe planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.