Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, nga Drejtoria Rajonale në Gjilan, ishin pjesë e një punëtorie njëditore që u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), ku është folur për çështje të sigurisë dhe tolerancës ndërfetare, e ku ka dalë vlerësimi se Rajoni i Gjilanit është model për gjithë Kosovën për bashkëjetesë dhe tolerancë fetare.
Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komunat e Rajonit të Gjilanit: nga Policia e Kosovës, zyrtarë komunal, nga Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, zyrtarë komunal për komunitete dhe kthim, Këshilla Lokale Rinore, përfaqësues e të gjitha Bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe ekipe nga KFOR-i për ndërlidhje dhe monitorim.
Përfaqësuesi i misionit të OSBE-së James Lyon, dhe oficerë të tjerë të lartë që monitorojnë sektorin për siguri publike thanë se “Rajoni i Gjilanit llogaritet rajon model për gjithë Kosovën në aspektin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”.
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit nënkolonel Shaban Azizi, tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit si dhe krijimin e një ambienti të qetë të sigurt dhe me perspektivë për të gjithë”.
“Policia e Kosovës ka vepruar gjithmonë me përkushtimin më të madh në zbardhjen e çfarë do rasti çofshin “Krime të urrejtjes” apo çfarë do rasti qoftë që ndikon në “Tolerancën ndër etnike”.
Edhe krerët e bashkësive fetare lavdëruan punën e Policisë së Kosovës, dhe se ndonjë rast i ndodhur ma herët u tha se kanë qenë të izoluara dhe në asnjë formë nuk mundë të prishet fryma tolerante në mes të bashkësive fetare në këtë rajon.
Gjatë punëtorisë u dhanë edhe konkluzione që kjo frymë, shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës të avancohet përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët të qytetarëve, dhe gjithë partnerëve tjerë të sigurisë.