Karanovci (Kraleva e sotme) para hyrjes së ushtrisë serbe të udhëhequr nga Karagjorgje Petroviq, kishte më shumë se 2.000 ushtarë të armatosur. Përndryshe, në këtë kasaba ishte selia e nahisë së Pozhegës dhe kishte rreth 700 shtëpi me kopshte të bukura, të gjerë me plot lule dhe fruta.
Në periudhën parakryengritjes Kraleva ishte një vendbanim me rreth 4.000 banorë, dhe mbi 90% e banuar nga boshnjakë dhe shqiptarët.
Ismet Azizi
Sipas autorit Esad Rahiq, Krahina e Sanxhakut, si një rajon transferzal, kurrsesi nuk ka mund të jetë i anashkaluar nga ndodhitë gjatë kohës së Kryengritjes së Parë serbe, sepse krerët e kryengritjes serbe ishin të vetëdijshëm se pikërisht nëpër këtë territor kalon lidhja në mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Perandorisë Osmane, dhe se vetëm nëpër territorin e Sanxhakut mund të vijnë në kontakt të ngushtë me Malin e Zi dhe Kosovën.
Këtë e kishte kuptuar edhe pashai ambicioz i Shkodrës Mahmud Pashë Bushtaliu, i cili është i magjepsur me idenë për t’ia rrëmbyer Sulltanit gjithë Turqinë evropiane, dhe në këtë mënyrë përkohësisht mori nën kontroll Novi Pazarin, Prijepolen, Senicën dhe Nova Varoshin.
Udhëheqësi i kryengritjes së Parë serbe Karagjorgje Petroviq që në fillim nuk kishte asnjë ide se kryengritja do të përhapet përtej kufijve të sanxhakut të Smederevës.
Është interesante se pashallarët që qeverisnin përreth në fillim kryengritjen serbe e kanë shikuar në mënyrë të qetë, raportohej se është një lëvizje e drejtuar vetëm kundër dahijëve dhe jeniçerëve. Ishte e ditur se në një sulm të mundshëm të Sanxhakut të Novi Pazarit trupat kryengritëse mund ta kryejnë nëpërmjet Karanovcit (Kralevës së sotme) drejt Studenicës dhe Novi Pazarit ose nëpërmjet Uzicës dhe Nova Varoshit. Kryengritësit serb në vitin 1804 përparuan shumë, filluan të forcojë hallkën rreth Karanovcit.
Por, në ndihmë vendasëve në mbrojtje të vendit të tyre iu arriti nga Novi Pazari. Në Karanovc kishte më shumë se 2,000 myslimanë të armatosur. Përndryshe, në këtë kasaba ishte selia e nahisë së Pozhegës dhe kishte rreth 700 shtëpi me kopshte të bukura, të gjerë me plot lule dhe fruta. Në periudhën parakryengritjes ishte një vendbanim me rreth 4.000 banorë, dhe mbi 90% është përbërë nga boshnjakë dhe shqiptarët. Vendbanimi nuk kishte kulla dhe mure, por vetëm në njërën anë të fortese së madhe kufizohej nga një hendek i gjerë dhe i thellë.
Në krye të kanalit ishte i ngritur një gardh, përmes të cilit ishin të vendosura defektet. Pa përdorim të fort të artilerisë nuk mund merrej, edhe pse nuk nuk kishte topa. “Karanovci në zinxhirin e fortesave turke ishte porta dalëse e Shumadisë në drejtim të Novi Pazarit, Kosovës, Maqedonisë dhe Hercegovinës” (Bogomil Hrabak, Život u Karanovcu za vreme Prvog srpkog ustanka, 80).
Muslimanët (shqiptarët e boshnjakët) e Karanovcit edhe më tutje shpresonin se ndaj kryengritësve serb po përgatitej ofensiva e madhe osmane nga Bosnja, Nishi dhe Vidini.
Karanovcin dhe rrethinën nuk e kishta kapluar nga fillimi jehona kryengritjes serbe, në njërën anë për shkak të distancës nga qendra e kryengritjes, dhe nga ana tjetër për shkak të afërsisë së kufirit austriak, por edhe për shkak të afërsisë së Novi Pazarit, në të cilën ndodhej resurset ushtarake, më të cilët kryengritësit serb nuk duan të hyjnë në përleshje luftarake.
Pjesa më e madhe e popullsisë muslimane nga zonat që janë prekur nga kryengritja, si dhe nga i gjithë qarku Pozhegës, gravituan dhe u koncentruan në Karanovc, i cili ishte vendbanimi më i fortifikuar në këtë pjesë të sanxhakut të Smederevës. Kah mesi i qershorit harku i kryengritësve serb shtrëngohej drejt Karanovcit. Karanovci u sulmua nga ushtria serbe e cila numëronte rreth 6000 ushtarë, prej të cilëve 1000 ishin kalorës. Sulmi dhe rrethimi u drejtua nga kapetan Radic. Ushtria serbe së pari goditi rojet muslimane dhe arriti t’i eliminoj. Kur ushtria serbe kaloi Moravën, Karanovasit të udhëhequr nga kryetrimi i tyre Mehmed-agë Zguri, u përpoqën për të parandaluar një sulm të papritur. Kjo përpjekje kishte dështuar, dhe Mehmed-aga u vra.
Popullata muslimane u larguan nga shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u tërhoq në fortifikatë ku ishin në gjendje për të mbrojtur më gjatë, për të pritur një ndihmë të re ushtarake nga Novi Pazari dhe Uzhica. Duke ditur se në fortifikatë ka sanxhaklinjë të armatosur, Karagjorgje më 17 qershor 1805, i dërgoi një letër pashas së Novi Pazarit Ejub Ferhatagës, duke i kërkuar atij të tërheqë njerzit e tij nga Karanovci, duke ia bërë me dije se nuk duhej ndërhyrë në punët e një pashallëku tjetër. Sulmi në Karanovc filloi të dielën pasdite më 18 qershor. Në lidhje me këto ngjarje Vuk Karaxhiq thotë: “Duke pritur përgjigje të këtij libri (letre-shkrese), serbët sulmojnë Karanovcin, por turqit ( shqiptarët dhe boshnjakët I. A) u mbrojtën dhe kështu thyenë ushtrinë serbe e cila pothuajsë iku dhe Karagjorgje shkoi në Vrbovkë (për të ngritur një ushtri të re), dhe një pjesë të vogël të ushtrisë e cila nuk iku e la në duart e eprorëve tjerë “.
Për shkak se Karanovci i muslimanëve përbëhej kryesisht nga shtëpitë prej drurit, ushtria serbe me zjarr të topave artilerik dogjën shumë shtëpi, të kapluara nga zjarri mundësuan me ndriqimin e tyre të vazhdoj lufta gjatë gjith natës. Beteja zgjati deri në mesditë të 19 qershorit. Pastaj me një sulm të përgjithshëm nga serbët u sulmua kalaja e Karanovcit.
Llogoret e gjera dhe të thella rreth kalasë dhe trimëria e mbrojtësve, detyroi ushtrinë serbe të tërhiqen me humbje të konsiderueshme. Karagjorgje, në konsultim me eprorët e vet, vendosi për të mbajtur kapitenin Radic.Petrovic në një masë më të vogël ushtarëve ende mbajti Karanovcin të rrethuar ndërsa ai shkoi në Topollë me qëllim që nga atje të sjellë armë gjegjësisht ndonji top sepse me ato armë që posedonte nuk ishte në gjendje për të luftuar me sukses dhe të merrte fortesën muslimane.
Përshkak të rrethimit të gjatë në kalanë e Karanovcit, dhe duke mos patur zgjidhje tjetër, luftëtarët pranuan në nji marrëveshjëe me serbët për ta liruar kalanë dhe dorzimin e vendit të tyre.
Rreth 3,000 muslimanë (boshnjakë dhe shqiptarë) u larguan nga qyteti i tyre mbrenda një dite për të shpëtuar kokën. Nga Kurillova vazhduan rrugën drejt Novi Pazar. Një grup i vogël shkoi në Nish. Karagjorgjee dha urdhër e gjithë ushtria për të shkuar në Karanovac. Vendbanimi ishte braktisur, pa asnjë njeri të gjallë. Vetëm disa romë dhe dy hoxhallarë. Ata qëndruan pranë xhamisë për tu kujdesur të mos ndizet.
Ndërsa, kur Karagjorgje kaloi pranë tyre, iu lutën për xhamisë së tyre, që mos ta ndezin. Karagjorgje iu premtoi se xhaminë nuk do ta prekë. Ushtria serbe gjithmonë me vet mbante mjete për ndezjen e objekteve. Karanovci për pak kohë u shndërrua në flakë. Për disa orë nga Karanovac myslimane mbeti vetëm prushi dhe hiri. Ajo që mbeti pa u djegur u rrënua nga ushtria serbe. Ushtria pastaj u kthye në Moravës. Karagjorgje me një grup të rinjsh u kthye në Karanovc dhe i vunë zjarrin xhamisë. As për të, nuk kishte mëshirë. Karanovci i ri- Kraljeva e sotme nuk është ndërtuar në vendin e qytetit të vjetër provincial, por pak më lartë rrjedhës së lumit Ibër, në mes tjerash shkruan E. Rahiq, në punimin e tij“ Ndikimi i Kryengritjes së Parë serbe në boshnjakët e Sanxhakut” /Bošnjačka riječ 10, faqe 75-79./