Kur ndryshon Serbia?!

Kur ndryshon Serbia?!

Serbia ndryshon atëherë kur ne (shqiptarët) forcohemi, bëhemi të zotët e vetvetes në shtëpinë tonë!,…,Atëherë do të na respektojnë, patjetër, miqtë dhe armiqtë.

/Sami ARIFI/

Qëndrimet e shtetit serb në të gjitha kohërat ishin për zhdukjen, jo vetëm të simboleve, heronjve dhe gjuhës, por edhe për zhdukjen, asgjësimin e ekzistencës fizike të shqiptarëve.

Me 9 (nëntë) dhe 10 (dhjetë) nëntor të vitit 1912, ushtria serbe u nis drejt Shëngjinit. Operacionet e saja ishin orientuar në dy drejtime: Nga Gjakova (Divizioni i Drinës) dhe nga Prizreni (Divizioni i Shumadisë).

Duke kaluar nëpër luginën e Drinit ata pushtuan Lumën, Mirditën, Matin dhe me 18 nëntor dolën në Lezhë dhe të nesërmen s’bashku me forcat malazeze pushtuan edhe Shëngjinin.

Një pjesë e ushtrisë serbe pastaj iu drejtua Durrësit, ndërkaq disa aradha u nisen drejt veriut për të ndihmuar malazezët në pushtimin e Shkodrës së rrethuar.

Rrugës për në Durrës ushtria serbe pushtoi Krujën (25 nëntor), Tiranën (27 nëntor) dhe më 29 nëntor të vitit 1912, një ditë pas shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ushtria serbe hyri në Durrës.

Ata (serbët dhe malazezët) u zmbrapsen nga porti i Durrësit dhe nga Shkodra vetëm kur i kërcënoi forca Austro-Hungareze më 14 maj të vitit 1913.

Serbia prapë provokon gjendjen edhe ashtu të tensionuar, në fund të shtatorit po të njëjtit vit, ajo sulmoi Shqipërinë duke nxjerrë si shkak, kinse, shpagimin ndaj grabitjeve të shqiptarëve në territorin serb.

Për provokim të gjendjes nga ana e Serbisë, prapë, Austro-Hungaria lëshon Thirrje (Ultimatum) diplomatike po edhe ushtarake (në afat prej tetë ditësh) për eliminimin e problemit serb.

Edhe Gjermania tashmë ishte krejtësisht në përkrahje të Austro-Hungarisë dhe në favor të luftës “o tash o kurrë” se ne më në fund duam rregullin dhe qetësin atje.

Sulmi tjetër i Serbisë ndaj shtetit shqiptar, ishte menjëherë pas nënshkrimit të Traktatit Fshehtë në Londrës (më 26 prill 1915) gjatë Luftës Parë Botërore. Ishin të parët serbët dhe malazezët që kaluan kufirin shqiptar dhe u futën në Shqipëri në qershor të vitit 1915, përkatësisht, malazezët zunë Shkodrën dhe u pa qart se qëllimi i tyre ishte që të arrin deri në Drin.

Trupat serbe nga ana tjetër, vërshuan në Shqipërinë e Mesme me pretekstin se s’mund të lejonin që prapa krahëve të tyre të zhvillohej e të përhapej një lëvizje kryengritëse që “kishte vulën e Austro-Hungarisë dhe të Turqisë”, pra, këta që ishin kundërshtarët e tyre të luftës.

Ata përmes pushtimeve zunë qendrat kryesore të Shqipërisë së Mesme dhe u ndalën pran Durrësit, ku shpëtuan bashkëpunëtorin e tyre Esad Pashë Toptanin nga rrethimi i forcave kryengritëse në Shqipëri.

Esad Pashë Toptani në bashkëpunim me ushtrit serbe, në rrethin e Tiranës, në zonën e çifligjeve të tij, bëri një fushatë terrori kundër fshatarësisë së pafajshme, madje dhjetëra prej tyre u varën dhe u pushkatuan pa gjyq.

Kjo i dha prap shkas Austro-Hungarisë për të krijuar frontin e parë të luftës, ku serbët prapë përmes forcës së austro-hungarezëve u larguan nga Shqipëria.

Përmes provokimeve Serbia bën me dije të kaluarën dhe s’ka ndryshuar fare, ajo mbeti si ishte dje edhe sot që nga e kaluara historike mesjetare e saj.

Prandaj ne duhet të ndryshojmë karshi sjelljeve të saja, ta mendojmë luftën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut si e udhëhoqi një popull të vogël në fitore të mëdha, kundër një pushtuesi shumë të madh perandorak dhe armiqve të tjerë. Të marrim mësim si vepruan popujt e vegjël në numër të banorëve, për fitore të mëdha, shembull kemi popullin izraelit.

Të përgatitemi në të gjitha aspektet, duke i shfrytëzuar politikat e ndërkombëtarëve në mjetet materiale e me theks të veçantë në aspektin e sigurisë dhe në aftësimin e kundrave për mbrojtje. Shpresoj të mos ketë në udhëheqje ndonjë Esad Pashë Toptan, pa njerëz të tillë, besoj se mund t’ia dalim.

Një fjalë e urtë e popullit thotë:

“Në maje të shpatës qëndron drejtësia, kah çan (pret) shpata shkon drejtësia”. Ne duhet të jemi të mprehët, të përgatitur mirë ndaj armiqve tonë të përhershëm siç është deri tani e pa ndryshuar Serbia. Pra, Serbia ndryshon atëherë kur ne (shqiptarët) forcohemi, bëhemi të zotët e vetvetes në shtëpinë tonë!,…,Atëherë do të na respektojnë, patjetër, miqtë dhe armiqtë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE