Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me të rinjtë e organizatës rinore KVRL, ka marrë pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Rinisë e cila është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Rahimaj ka thënë se kjo konferencë ka bërë bashkë të rinj e të reja me udhëheqës institucionesh të nivelit lokal e qendror, për të diskutuar rreth politikave dhe praktikave më të mira që duhen ndjekur për rininë.
“Shpërndarja e ideve për aktivitete dhe mbështetja nga institucionet, janë elementet kryesore që na garantojnë një rini aktive dhe me vullnet për të kontribuar në komunitetin e tyre”- tha Rahimaj. /2LONLINE/