DYLON

Ministri Mehaj priti me nderime të larta ushtarake Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto

Ministri Mehaj priti me nderime të larta ushtarake Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të takimeve me homologët e vendeve partnere, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me nderime të larta ushtarake, priti në vizitë zyrtare Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, me delegacionin e tij.

Fillimisht, të dy ministrat mbajtën takime tête-à-tête, për të vazhduar në nivel të dy delegacioneve.

EkoHigjiena

pas, të dy ministrat mbajtën konferencë për media, ku me këtë rast, në fjalën e tij, Ministri Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut italian, duke theksuar se shteti i Italisë është mik e partner shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e trupave ushtarake italiane gjatë gjithë periudhës 23 vjeçare në kuadër të KFOR-it, kontribut i cili po vazhdon edhe tani.

Gjatë kësaj vizitë, Ministri Mehaj e njoftoi Ministrin Crosetto me proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke vërë theksin se të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së i atribuohen edhe mbështetjes së shumanshme të Ministrisë dhe forcave partnere italiane.

“Partneriteti ynë përmes bashkëpunimit bilateral tashmë është forcuar edhe më tej me aktivitete të shumta gjatë këtij viti, e të shtuara edhe më shumë për vitin e ardhshëm, përmes planit të përbashkët ushtarak 2023”, tha Ministri Mehaj në këtë konferencë, duke shtuar se përvoja politike dhe ushtarake e Italisë, si vend anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe standardet e forcave të saj, janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave tona me kapacitete të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta në shërbim të mbrojtjes së paqes, lirisë dhe demokracisë kudo në botë.

Nga ana e tij, Ministri Crosetto, para mediave vendore edhe atyre italiane, theksoi se kjo vizitë konfirmon rëndësinë e madhe që ka Ballkani Perëndimor dhe Kosova, si vend i rëndësishëm i rajonit, duke përmendur angazhimin mbi 20 vjeçar të kontingjentit të trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it. Ndër të tjera, ai shprehu falënderimin për miqësinë dhe mikpritjen e Kosovës për trupat italiane, si dhe mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës ndaj krizës në Ukrainë.

Në fund, Ministri Crosetto shprehu gatishmërinë për mbështetjen e vendit tonë në proceset zhvillimore të MM-së dhe FSK-së, si dhe ato integruese në NATO dhe BE.

Vizita e Ministrit italian të mbrojtjes vuri në pah edhe një herë interesimin e të dy vendeve për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.