Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se do të bëhet renovimi i shtatë shkollave në Komunën e Kamenicës.
“Shumë probleme të grumbulluara me vite të tëra, do të eliminohen përmes kontratës në vlerë prej 160,425.87€ për renovimin dhe shtimin e kabineteve në shkolla anë e kënd Kamenicës”-ka thënë Rahimaj.
Shkollat të cilat përfshihen në këtë kontratë janë:
Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë,
Shkolla “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin,
Shkolla “Rexhep Mala” në Topanicë,
Shkolla “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme,
Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc,
Shkolla “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme,
Shkolla “Hasan Prishtina” në Busavatë,
Kabineti i automekanikës në Shkollën Teknike.
Kryetari Rahimaj ka shtuar se nuk do të përfundojë këtu angazhimi i tij deri t’i bëjmë kushtet më të mira për nxënësit e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/